Komuna e Prishtinës shënon ditën e pranverës

Prishtina

Komuna e Prishtinës shënon ditën e pranverës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 08:40
Ilustrim

Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës bazuar në politikat e saj programore ka planifikuar që në bashkëpunim me Hortikulturën të shënojë 21 marsin, ditën e Pranverës.

Aktivitetet që planifikohen të realizohen në këtë ditë fillojnë me një performancë nga ansambli “Bajram Curri” si dhe mbjellja e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, në Parkun e qytetit.
 
Aktiviteti do të vazhdoj me mbjelljen e luleve dhe fidanëve nga nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri.

Në fund në sheshin Nëna Terezë do të mbahet një performancë nga ansambli  “Prishtina Brass “, mbjellja  e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, pikturim  nga të rinjtë e Qendrës Rinore si dhe performancës  e kitaristëve nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe SH.K.A “Bajram Curri”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat