Komuna e Prishtinës mbjell lule në ditën e Pranverës

Prishtina

Komuna e Prishtinës mbjell lule në ditën e Pranverës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:20
Komuna e Prishtinës mbjell lule në ditën e Pranverës

Drejtoria e Kulturës në Prishtinë, me rastin e ditës së pranverës, 21 mars, nën patronatin e udhëheqësit të kësaj drejtorie, Besart Vllahinja, ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Fillimisht në Parkun e Qytetit, janë mbjellë disa fidanë si dhe është mbajtur një koncert nga Ansambli i Valleve “Bajram Curri”.

Aktivitetet e tjera do të vazhdojnë në shkollën fillore “Naim Frasheri” dhe në Sheshin “Nënë Tereza”.

Në këto dy vende të tjera do të mbillen fidanët e tjerë, nga 3 mije sa janë parapare në tërësi, ndërsa Ansambli i Valleve “Bajram Curri” do të mbaj edhe një koncert në sheshin e lartpërmendur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat