Çelaj: Ismet Beqiri mbahet mend për sheshin, për çka do të mbahet mend Shpendi?

Prishtina

Çelaj: Ismet Beqiri mbahet mend për sheshin, për çka do të mbahet mend Shpendi?

Më: 21 mars 2017 Në ora: 21:44
Lirak Çelaj

Lirak Çelaj nga PDK ka folur për qeverisjen e Prishtinës, duke thënë se Shpend Ahmeti nuk ka punuar.

“Ka gabime të mëdha në kuptimin se është punuar pak. Shpendi nuk ka punuar që të gabojë”.

“Krejt debati që tri vjet e gjysmë ka qenë në kifle, në shtylla anti-parking dhe në autobusa, nuk di çfarë ka realizuar projekte të tjera. Pavarësisht kundërshtarëve që kanë qenë në të kaluarën, bile Ismet Beqiri e la një shesh”.

Çelaj si i ftuar në Zona B  ka thënë se Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mbahet mend për asgjë.

“E para nuk po i numëroj sukseset, me gjithë vërejtjet që është shkatërruar kryeqyteti në kohën e LDK-së – por unë po them nëse dikush pyet çfarë ka bërë Ismet Beqiri të bie në mend sheshi derisa Isa Mustafa kujtohet me rrugën B edhe me rrethrrotullimin, ma thuani cilat janë projektet e Shpendit”.

“Nuk ka bërë ndonjë projekt me të cilin do të identifikohet qeverisja e Shpend Ahmetit”.

Ai ka thënë poashtu se Lëvizja Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti nuk kanë dashur të bashkëpunojnë gjatë qeverisjes së Prishtinës.

“Nuk kanë dashur të bashkëpunojnë, kanë thënë se nuk bëjnë koalicion me asnjë parti politike. Në vazhdimësi Shpend Ahmeti nuk ka dashur të bashkëpunojë dhe ka sjellë vetëm njerëz militant”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat