Ja si erdhi deri te zjarri sot në lagjen “Dardania”

Prishtina

Ja si erdhi deri te zjarri sot në lagjen “Dardania”

Më: 24 mars 2017 Në ora: 10:45
Zjarr i madh në Lagjen Dardania në Prishtinë

(E plotësuar) - Një zjarr i madh ka përfshirë sot në mëngjes disa baraka që ndodhen në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.

Një prej banorëve të asaj pjese ka thënë se zjarri ka ardhur nga kontenjerët e bërrllogut që ndodhen afër këtyre barakave.

Banorët përreth janë ankuar se zjarrfikësit janë vonuar shumë për të ardhur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Zjarr i madh në Lagjen Dardania në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer në Prishtinë në lagjën Dardania.

Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit.

Sipas fotove të publikuara ngjarja ka ndodhur saktësisht përball Ibër ‘Lepencit në Dardani’

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat