Ndërtesa e Parlamentit në Gërmi që kurrë nuk u funksionalizua

Prishtina

Ndërtesa e Parlamentit në Gërmi që kurrë nuk u funksionalizua

Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:06
Qendra Protokollare e Gërmisë është në të njëjtën gjendje sikurse secilin vit që e kemi lënë pas

Ka më shumë se 10 vjet që kur kishte filluar së ndërtuari Qendra Protokollare në Gërmi, ndërkaq që nga ajo kohë funksioni i saj mbetet ende jo i shfrytëzueshëm.

Ky objekt që kishte nisur me qëllim pritjen e delegacioneve, me një ide tjetër të kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, u premtua që brenda vitit 2016, kjo qendër të jepet në shfrytëzim të teknologjisë informative dhe inovacionit, pra që objekti në Gërmi të shndërrohet në Universitet për Teknologji informative.

Megjithatë, edhe në vitin 2017, Qendra Protokollare e Gërmisë është në të njëjtën gjendje sikurse secilin vit që e kemi lënë pas.

Ky objekt i cili kishte nisur së ndërtuari kur në pushtet ishte ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, përveç se është abuzuar me parkun nacional, ai është shfrytëzuar edhe si çerdhe narkomanësh e për qëllime të tjera.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në kohën e të cilit kishte nis ndërtimi i objektit pati deklaruar se kompletimi i këtij objekti është paraparë të bëhet me një investim prej 4 apo 5 milionë eurove.

Projekti ideor i qendrës ishte pranuar me 3 qershor të vitit 2004 ,kurse fillimi i punimeve të këtij projektit ka filluar me 18 mars të vitit 2005.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat