Demi: Të lihen inatet politike, Prishtina duhet të bëhet me ligj

Prishtina

Demi: Të lihen inatet politike, Prishtina duhet të bëhet me ligj

Më: 5 prill 2017 Në ora: 10:08
Agron Demi nga Instituti GAP

Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se nëse lihen anash inatet politike, Prishtina do të duhej të bëhej me ligj më së largu në muajin korrik.

Ai, këtë ligj e sheh si shumë të nevojshëm për Prishtinën, pasi me të kryeqytetit i jepen kompetenca shtesë në fushën e sigurisë publike, shëndetësisë, shërbimeve publike dhe financim shtesë.

Ky është shkrimi i plotë i Agron Demit:

Para tetë vitesh, Qeveria kishte aprovu Projektligjin për Prishtinën, por i cili kurrë nuk u aprovu nga Kuvendi. Dje Qeveria ka hapur konsultimet për Ligjin për Kryeqytetin dhe drafti i publikuar në platformën online po duket një draft shumë mirë i shkruar dhe i cili i jep kompetenca shtesë kryeqytetit në fushën e sigurisë publike, shëndetësisë, shërbimeve publike dhe financim shtesë.

Një ligj i tillë do të bënte një dallim shumë të nevojshëm në mes Prishtinës si kryeqytet dhe, për shembull, Mamushës me 5,000 banorë.

Andaj, nëse lihen anash inatet politike, Prishtina do të duhej të bëhej me ligj më së largu në muajin korrik dhe mandati i ri në Kryqytet të filloj me kompetenca më të zgjeruara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat