Ismet Beqiri zbulon a do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Prishtina

Ismet Beqiri zbulon a do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Më: 5 prill 2017 Në ora: 23:53
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ismet Beqiri

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ismet Beqiri e ka pranuar se do të jete kandidat potencial për kryetar të Prishtinës.

Në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’, Beqiri ka thënë se nuk do t’i ik përgjegjësisë nëse i jepet mundësia të jetë kryetar i Prishtinës.

Tutje, ai ka treguar se për 50 vite rresht jeton në Prishtinë dhe se e njeh mirë kryeqytetin.

Kujtojmë se Ismet Beqiri ishte kryetar i Prishtinës gjatë viteve 2002-2008.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat