Zbulohen dy emra të rinj, e befasues për kryetar të Prishtinës nga LDK!

Prishtina

Zbulohen dy emra të rinj, e befasues për kryetar të Prishtinës nga LDK!

Më: 12 prill 2017 Në ora: 22:40
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Nëndega e LDK-së në lagjen Ulpiana, në Prishtinë ka dalur haptazi kundër lidershipit të partisë së saj.

Petrit Bicaj anëtar i kësaj dege ka treguar se anëtarët e saj një zëri janë pajtuar se kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Prishtinës duhet të jetë një emër i ri, që do të kthente besimin e qytetarëve prishtinas kah LDK-ja për qeverisje të kryeqytetit dhe jo emra të ricikluar.

Ai, më tej jep edhe dy emra që kjo nëndegë i ka përkrahur si kandidat të mundshëm: Vjosa Osmani, sipas tij është emri që duhet të marr mbështetjen për kandidim nga LDK-ja , që është edhe befasi duke pasur parasysh edhe përplasjet që deputetja e LDK-së ka pasur me lidershipin e partisë dhe me vet kryetarin e saj, Isa Mustafën.

Emri tjetër i propozuar prej kësaj nëndege, sipas Bicajt është Lumir Abdixhiku, e gjithë kjo nëse do duhej të vendosej për një person jashtë partisë.

Ky është shkrimi i plotë i Petrit Bicajt:

“Nendega Ulpiana njezeri konkludoj se Prishtina ka nevoj per kandidat te ri, e jo riciklime, qe mund ta rikthej Prishtinen dhe njekohesisht besimin tek elektorati i zhgenjyer i LDK-se. Kandidati i cili mund ta beje kete ndryshim eshte deputetja Vjosa Osmani, nese edhe ajo shpreh deshiren per kandidim! Si kandidat tjeter i mundshem, jasht strukturave te LDK-se, u lakua edhe emri i Lumir Abdixhikut!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat