Tymi mbulon lagjen e Arbërisë

Prishtina

Tymi mbulon lagjen e Arbërisë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 17:44
Zjarri në lagjen Arbëria të Prishtinës

(E plotësuar) - Sot banorët e lagjes Arbëria të Prishtinës, sot janë përballur me ajrin më të ndotur që mund të kenë pasur ndonjëherë, pasi mbeturinat e hedhura te ish fabrika e tullave janë djegur, ndërsa tymi i ka mbuluar lagjen e kryeqytetit.

Ndaj hedhjes së mbeturinave dhe djegies së zjarrit ka reaguar banori i kësaj lagjeje Trim Musliu, i cili veç publikimit fotove dhe videos së ngjarjes, ai në Facebook i ka kujtuar kryetarit të Prishtinës, që këto mbeturina dhe zjarri janë vetëm 10 metra larg shtëpive të banuara.  

“O Kryetar a je tu jetu ne Prishtine?Shpend qekjo katrahur mbeturinash është fiks 7 minuta larg komunes larg zyrës tane edhe ata ne këmbe. Tash e sa vjet hudhja e mbeturinave eshte e pandalshme , llogarit ne keto mbeturina gjendet edhe shkolla Model . Kryetar lej politikat e perveshju punes per qka edhe je zgjedhe.Ky zjarr eshte 10 metra larg shtepijave larg banorve , kjo lagje eshte ende ne shekullin 20”, ka shkruar Musliu.

Zjarr në lagjen Arbëria të Prishtinës

Një deponi në lagjen Arbëria është përfshirë nga zjarri të enjten pasdite në kryeqytet duke shkaktuar ndotje masive të ajrit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ekipet policore dhe të zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.

“Te Tjegullorja janë duke u djegur disa goma. Policia dhe zjarrfikësit janë në atë lokacion”, është njoftimi i Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat