Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës, Termokos rikthen ngrohjen

Prishtina

Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës, Termokos rikthen ngrohjen

Më: 19 prill 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Pas uljes së temperaturave dhe paralajmërimeve për përkeqësim të mëtutjeshëm të motit, menaxhmenti i Termokos-it pas konsultimeve me menaxhmentin e KEK-ut, ka marrë vendim, që të rikthejë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët në Prishtinë.

“Tanimë kanë nisur parapërgatitjet e sistemit dhe rrjetit të ngrohjes për rikthimin e furnizimit me ngrohje. Furnizimi do të fillojë sot në orët e para të mbrëmjes dhe do të vazhdojë për disa ditë me radhë, varësisht nga lëvizja e temperaturave dhe sipas nevojës”, ka njoftuar Termokos.

Ndryshe, furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje lejohet me aktet ligjore në fuqi, edhe pas përfundimit ligjor të sezonit ngrohës, varësisht nga kushtet klimatike.

“Termokos po vazhdon të përmbushë me sukses misionin e vet për të furnizuar me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore konsumatorët, kurdo që kjo do të jetë e nevojshme”, taksohet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat