Ahmeti: Dështon propozimi për Ansamblin “Rexho Mulliqi”, shkaktar Shefki Gashi e Lirak Çelaj

Prishtina

Ahmeti: Dështon propozimi për Ansamblin “Rexho Mulliqi”, shkaktar Shefki Gashi e Lirak Çelaj

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:43
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se për një votë ka dështuar propozimi për Ansamblin “Rexho Mulliqi”, i cili pritej të kthehej në orkestër të qytetit.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Ahmetit:

Nuk e di a ju ka ra rasti me e dëgju ansamblin Rexho Mulliqi ndonjëherë. Një pasuri e vërtetë kombëtare.

Qe një kohë po punojmë që këtë orkestër ta kthejmë në orkestër të qytetit.

Por sot në kuvend nuk u votu për një votë. Shefki Gashi nga LDK tha që këtë propozim mundemi me përdor si tualet letër katolike. Këtij kundërshtimi ju bashkangjit edhe artisti Lirak Çelaj.

Por ne nuk ndalemi. Propozimin do ta dërgojmë prapë në mbledhjen e radhës.

Më herët gjatë ditës asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Shefki Gashi i ka thënë drejtorit të Kulturës, Besart Vllahinja se letrën ku ndodhej projekt-propozimin aktual për themelimin e Ansamblit të qytetit “Rexho Mulliqi” mund ta përdor për toalet, njofton Klan Kosova.

Madje siç tha Gashi në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Prishtinës se mund ta përdorë atë “bile edhe në tualet katolik”.

Propozimi për themelimin e ansamblit të kryeqytetit është kundërshtuar edhe nga partia Demokratike të Kosovës me arsyetimin se komuna nuk ka buxhet  të mjaftueshëm për krijimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat