Shala i tregon Ahmetit edhe sa muaj do të qeverisë me Prishtinën

Prishtina

Shala i tregon Ahmetit edhe sa muaj do të qeverisë me Prishtinën

Më: 22 prill 2017 Në ora: 00:52
Flamur Shala, asambleist nga anët e LDK-së

Flamur Shala, asambleist nga anët e LDK-së, ka thënë se qeverisjes së kryetarit Shpend Ahmeti po i vjen fundi.

“Kemi pas një pushim prej 4 muajsh në Kuvendin Komunal, për shkak të mosmarrëveshjeve politike”, ka thënë Shala.

Ai tha se ky është viti i fundit i qeverisjes së Ahmetit, i cili sipas tij po kërkon mobilizim vetëm për hir të qytetarëve por që po ndodhë krejtësisht e kundërta në pikat e rendit të ditës.

Shala thotë se Vetëvendosje nuk po arrin punën që kanë tentuar ta arrijnë. Sipas tij, sa herë që Vetëvendosje nuk ka arritur t’i shtyjë përpara agjendat e veta e ka lëshuar sallën e Kuvendit, duke lëshuar sallën e duke lënë mbledhjen pa kuorum.

Ai ka thënë në "Interaktiv"  se Ndërmarrjet Publike nuk janë të polizituara, teksa ka vlerësuar lartë punën e “Pastrimit”, që e ka cilësuar si ndërmarrje të ndërgjegjshme.

Shala ka komentuar edhe paraqitjen e një nate më parë të Ahmetit në “Interaktiv”, ku ka thënë më shumë foli për jahtin për fjalimin e Kurtit se sa për qeverisjen e tij në Prishtinë.

Menaxhmetin në krye të Prishtinës e ka akuzuar edhe për shkelje ligjore në punësime në arsim.

Shala ka thënë se nuk e di nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, por nuk ka fshehur ambiciet e tij për të marrë në dorë këtë detyrë. Ka thënë se përgjatë kësaj kohe ka punuar shumë në opozitarizëm në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat