Reagon ashpër Komuna e Prishtinës: Kjo është e vërteta rreth blerjes së autobusave!

Prishtina

Reagon ashpër Komuna e Prishtinës: Kjo është e vërteta rreth blerjes së autobusave!

Më: 22 prill 2017 Në ora: 20:12
Autobuset e rinj

I ashtuquajturi kryetar i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri, i caktuar jashtligjshëm nga aksionarët Shiqeri Spahiu dhe Lirie Avdiu, doli sot publikisht duke shpifur për projektin e fundit të Trafikut Urban, konkretisht për autobustë e rinj.

Ai deklaroi se Trafiku Urban nuk ka blerë autobusë të rinj, por vetëm janë lyer disa autobusë të vjetër. Me shpifje e trillime të tilla, nuk do të mund të ndalet reforma e nisur në Trafikun Urban. Uzurpatorët e bordeve nuk do të mund ta pengojnë zhvillimin e qytetit të Prishtinës, pavarësisht të shfrytëzimit të gjithë arsenalit të pushtetit qendror në bllokimin e projekteve tona.

Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të qeveriset në bashkëpunim me qytetarët dhe punëtorët. Për të gjitha deklarimet si këto të Avdi Ferrit, do të ketë veç një përgjigje – Padi për shpifje.

 

Për këtë çështje ne do ta njoftojmë edhe BERZh-in, edhe kompaninë Iveco, ashtu që edhe këta të ndërmarrin hapat e duhur ligjor kundrejt shpifjeve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat