Banorët e lagjës “Mati 1” ankohen në MMPH

Prishtina

Banorët e lagjës “Mati 1” ankohen në MMPH

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:33
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij në takim me përfaqësuesit e banorëve të lagjes “Mati 1” të Prishtinë

Pas raportimeve, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur përfaqësuesit e banorëve të lagjes “Mati 1” të Prishtinës, ku kanë diskutuar për ndërtimet në këtë lagje, të cilat sipas banorëve janë ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Sipas një komunikate të Ministrisë, Shala, i dëgjoi shqetësimet e përfaqësueseve te banorëve dhe premtoi që do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje. Ai i njoftoi përfaqësuesit e banoreve rreth kompetencave të MMPH, dhe  ritheksoi qëndrimin, se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet.

Ministri Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat