Shpend Ahmeti uron 1 Majin, jep një lajm të mirë

Prishtina

Shpend Ahmeti uron 1 Majin, jep një lajm të mirë

Nga: G.B Më: 1 maj 2017 Në ora: 17:48
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar 1 Majin, Ditën e punëtorëve.

Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se këtë javë do të fillojnë me programin e banimit me kosto të përballueshme, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se këtë javë do ta fillojmë programin e banimit me kosto të përballueshme. Në 3-5 vitet e ardhshme synojmë që të sigurojmë një fond banesash me kosto të përballueshme për punëtorët që vijnë nga insitucionet e shëndetit publik, të arsimit, dhe administratës së Komunës së Prishtinës. Përfituesit e banimit të përballueshëm do të përcaktohen sipas kritereve të nevojës. Gjatë javës së bashku me Dren Kukaj, Drejtor i Pronës do e bëjmë publik planin konkret për zbatimin e këtij projekti madhor për Komunën tonë.

Urime 1 Maji – Dita e Punëtorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat