Dega e AKR-së në Prishtinë me pesë degë dhe 33 nëndegë

Prishtina

Dega e AKR-së në Prishtinë me pesë degë dhe 33 nëndegë

Më: 8 maj 2017 Në ora: 15:06
?Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re në një konferencë për media

?Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re në një konferencë për media kanë bërë prezantimin e rolit dhe punës së asamblistëve të kësaj partie brena Kuvendit Komunal gjatë këtij mandati.

Po ashtu, u bë edhe prezantimi i asambleistës që i është bashkuar AKR-së nga Partia e Drejtësisë.

Sami Boroci, anëtarë i grupit të asamblistëve komunal në Prishtinë, bëri të ditur se në Komunën e Prishtinës, AKR ka arritur të konsolidojë 33 nëndegë.

Boroci: Kemi konsoliduar 33 nëndegë në Prishtinë

“Ne si parti politike kemi kaluar në një proces të brendshëm të strukturimit i cili si proces është përmbyllur gjatë këtyre ditëve dhe ka rezultuar me mjaftë sukses. Meqenëse jemi tek Prishtina, po e shoh të rrugës të flasim për strukturimin e Prishtinës, ne në një proces më shumë se një vit nëpër të cilin kemi kaluar realisht kemi arritur që të kemi një numër shumë të madh të qytetarëve të cilët iu kanë bashkuar AKR-së, brenda degëve të Prishtinës. Ne deri më tani kemi konsoliduar 33 nëndegë brenda Prishtinës dhe kemi pesë degë shumë të fuqishme që i kemi konsoliduar brenda qytetit të Prishtinës. Mund të them se në këtë proces janë përfshirë një numër shumë i madh i qytetarëve e që kjo është një dëshmi e madhe që AKR po rikthen besimin në qytetin e Prishtinës”, tha ai.

Ai tha se nga koalicioni që kanë bërë me Lëvizjen Vetëvendosje kanë arritur të qeverisin me dy drejtori, atë të kulturës dhe të bujqësisë, ku ai tha se është rritë performanca e këtyre drejtorive gjatë qeverisjes prej drejtorëve të AKR-së.

Grupit të asamblistëve të AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës i është bashkangjitur edhe Kimete Zeqa, nga Partia e Drejtësisë. Ky aderim për  Mirlinda Sopa, shefe e grupit të asamblesë së AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është rezultat i performancës shumë të mirë të AKR-së për këto katër vite.

Sopa: AKR po shihet si parti e së ardhmes

“Aleanca Kosova e Re ka treguar një performancë shumë të mirë në këto katër vite, pothuajse jemi në përfundim të mandatit në nivel të qytetit dhe kjo më së miri e tregon që AKR tash po shihet si parti e së ardhmes, parti e shpresës për shumë qytetarë, për shumë të rijnë të cilët janë në profesione dhe profesionist të fushave të ndryshme. E kush më mirë e tregon edhe aderimin e ri që sot para jush po e prezantojmë ne si grup i asamblistëve bashkë me nënkryetarin dhe të gjithë anëtarët e tjerë të nivelit të qendrës së AKR-së , z. Kimete Zeqa asambliste deri më sot e Partisë së Drejtësisë tash na bashkëngjitet AKR-së me qëllimin që së bashku të qojmë përpara idetë më të mira për qytetin”, tha ajo.

Ndërsa, Aleanca Kosova e Re ende nuk ka vendosur se kush do të kandidojë për komunën e Prishtinës. Zyrtarët e AKR-së dega në Prishtinë në një konferencë për media kanë thënë se janë duke punuar që t’i përfaqësojë njeriu i duhur në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat