Komuna e Prishtinës ndan mirënjohje për veteranët e shëndetësisë

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndan mirënjohje për veteranët e shëndetësisë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 18:32
Veteranët e shëndetësisë në takim me përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, bashkë me grupin e grave asambleiste të udhëhequr nga Kimete Zeqa, u takuan me infermieret veterane mbi moshën 70 vjeçare, duke shënuar kështu ditën ndërkombëtare të infermierisë.

Në këtë takim shumë miqësor, për angazhimin shumëvjeccarë në të mirë të shëndetit publik, dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që ua kanë dhënë gjeneratave të reja të kësaj fushe ato   morën mirënjohje nga Komuna e Prishtinës për kontribut jetësor në fushën e shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat