Nxënësit e Prishtinës i testohen “Kuizit të Diturisë”

Prishtina

Nxënësit e Prishtinës i testohen “Kuizit të Diturisë”

Më: 12 maj 2017 Në ora: 14:08
Nxënësit e Prishtinës

Në objektin e gjimnazit matematikor, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, organizoi “Garën e Diturisë - Prishtina 2017”, për gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhë angleze, matematikë, fizikë, kimi, biologji, histori dhe gjeografi për nxënësit e klasës së IX të shkollave publike dhe private.

Testi dhe gjithë procesi i garës së diturisë “Prishtina 2017” u administrua dhe monitorua nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit si dhe mësimdhënësit e fushave të ndryshme.

 Qëllimi dhe organizimi i garave me karakter të tillë, është përmirësimi i cilësisë në arsim në përgjithësi, identifikimi i talenteve të ri, nxjerrja në pah e shkathtësive, kompetencave të arritura në shkencat natyrore dhe shoqërore dhe mbështetja e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional. 

Image
Nxënësit e Prishtinës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat