Bujar Nishani nderohet me çmimin qytetar nderi i Prizrenit

Prishtina

Bujar Nishani nderohet me çmimin qytetar nderi i Prizrenit

Më: 13 maj 2017 Në ora: 15:40
Nishani nderohet me çmimin qytetar nderi i Prizrenit

Komuna e Prizrenit në një seancë solemne të mbajtur në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka ndarë çmimin ‘qytetar nderi’, për Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha se po nderojnë unifikuesin e vlerave kombëtare, Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.

Muja: Nishani, përfaqësues i institucioneve që mbesin katalizatori i forcimit të shtetit tonë

“Presidenti Nishani do të mbahet në memorien e popullit shqiptar si përfaqësues i institucioneve shqiptare të cilat kanë qenë dhe do të mbesin katalizatori i forcimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Lobimi i shtetit shqiptar me në krye presidentin Bujar Nishani, te partnerët tanë ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka ndikuar që sot Kosova të gëzoj njohje dhe partneritet të shteteve më të fuqishme në botë ”, tha ai.

Kurse, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani tha se nuk ka emocion, ndjenjë humanizmi dhe vlerë njerëzore më të madhe se sa kur qytetarët dhe populli të vlerëson dhe nderon.

Nishani: Përulëm me nderim ndaj këtij vlerësimi që më bëtë

“E unë sot kryetari i komunës jam i nderuar, i privilegjuar, që përmes jush dhe qytetarëve të tjerë të Prizrenit, ta marrë dhe të përulëm me nderim ndaj këtij vlerësimi që ju më bëtë. Isha i nderuar ta kryej vizitën e fundit shtetërore si President i Republikës së Shqipërisë, në prag të përfundimit të mandatit tim presidencial në Kosovë, atje ku edhe e nisa vizitën e parë shtetërore, ka thënë Nishani.

Ai tha se Kosova është shtet ndoshta i ri në kontestin formalo-juriodik por mijëra vjeçar në vlera, histori, kontribute, qytetërim dhe emancipim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat