Sot, mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Prishtina

Sot, mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Më: 15 maj 2017 Në ora: 08:12
Kuvendi Komunal, Prishtinë

Sot, më 15 Maj, në ora 10:00, mbahet Mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me këtë rend dite:

1.Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së parë dhe të dytë të Kuvendit të Komunës;

2.Diskutim lidhur me raportin tremujor financiar, janar – mars 2017;

3.Bartja e buxhetit të pashpenzuar të të hyrave vetjake nga viti 2016 në vitin 2017;

4.Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS);

5.Propozimvendimi për këmbimin e pronave të paluajtshme të Komunës me prona të paluajtshme të personave fizikë;

6.Propozimvendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës për ndërtimin e objekteve shumëbanesore, parcelat: 1180-1, 1185-1, 1183-2, 1184-1, 1178-0, 1177-0, 1179-0 dhe 1176-0K Bernicë e Epërme;

7.Propozimvendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim 

afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës për ndërtimin e depos, ku do të trajtohen mbetjet e materialeve ndërtimore, parcela 19-0, ZK Drenoc;

8.Propozimvendimi për lënie në dispozicion të Projektplanit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re – Zona Lindje”;

9.Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm “Kodra e Trimave 1”;

10.Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: B 17, B 18, B 19 dhe B 20 – lagjja “Mati 1” 2017 – 2025;

11.Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim N.P.L. “Hortikultura”;

12.Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë;

13.Pyetje dhe përgjigje;

14.Të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat