Mbyllet njëra hyrje në QKUK

Prishtina

Mbyllet njëra hyrje në QKUK

Më: 17 maj 2017 Në ora: 21:37
Pamje nga videoja

Njëra hyrje në Qendrën Klinike Universitare është bllokuar për vetura, ku u krijua tollovi dhe nervozë pasi që vozitësit nuk ishin njoftuar.

Në QKUK kanë thënë se kjo hyrje do të hapet sërish, me përfundimin e projektit të digjitalizimit të të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse.

Me këtë po synohet të zgjidhen të gjitha problemet e deritanishme të shfrytëzimit të qëndrimit në kampusin qendror të mjekësisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat