Ahmeti: I shkarkuam ata që mundoheshin me e pengu punën

Prishtina

Ahmeti: I shkarkuam ata që mundoheshin me e pengu punën

Nga: H.Orana Më: 19 maj 2017 Në ora: 17:24
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka mirëpritur lajmin për shkarkimin e Bordit të Trafikut Urban. Ahmeti ka thënë se janë shkarkuar ata që mundoheshin me pengu punën, andaj është marr vendim për shkarkimin e këtij bordi, shfuqizimin e vendimeve të tij dhe të hapet konkurs për anëtarë të rinj.

Ky është postimi i plotë:

Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes "Trafiku Urban", në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:

1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes "Trafiku Urban";

2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;

3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes "Trafiku Urban";/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat