Themelohet shoqata e prishtinalive të vjetër- ja kush kualifikohet

Prishtina

Themelohet shoqata e prishtinalive të vjetër- ja kush kualifikohet

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 00:10
ilustrim

Prishtinasit e vjetër tashme janë bërë edhe me shoqatë. Antari i LDK’së, Bardhyl Meta, në një status në Facebook ka treguar procedurat se kush do të kualifikohet dhe si mund të bëhen pjesë e saj. Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të lajmërohen për informatat që kanë.


Ky është njoftimi i plotë i Metës:

Prishtinali të vjetër: – Një grup iniciues po punon në ngjizjen, respektivisht, themelimin e një Bashkësie – Shoqate, Klubi apo Asociacioni të Prishtinalive të vjeter, banorë të kahershëm të qytetit me rrethinë… Për këtë arsye, Ju lus të gjithëve që jeni pinjoll, respektivishtë keni prejardhje nga Familjet e vjetra Prishtinase, të më lajmëroheni në Inbox, në mënyrë që t’Ju kyqim në aktivitetet themeltare… -t’lajmërohen, ta zëmë, pjesëtarë të familjeve të vjetra Prishtinase që po m’kujtohen, si:

– Familjarë e pinjoll të z. Ilaz Agushit (z. Ahmet Kelmendi, farmacist i vjetër)

– Familjarë e pinjoll të familjes, Tërrnaku (ku bëjë pjes edhe vet!)

– Familjarë e pinjoll të familjes së Stak Mark Mirditës

– Familjarë e pinjoll të familjes, Mumxhi

u – Familjarë e pinjoll të familjes, Hymiler-ët

– Familjarë e pinjoll të familjes, Strajallarët

– Familjarë e pinjoll të familjes, Karabegu

– Familjarë e pinjoll të familjes, Shilek

– Familjarë e pinjoll të familjes, Fona-itë

– Familjarë e pinjoll të familjes, Ajvazi

– Familjarë e pinjoll të familjes, Cicilia

– Familjarë e pinjoll të familjes, Sapçiu (Safçiu)

– Familjarë e pinjoll të familjes, Devegjitë,

– Familjarë e pinjoll të familjes, Dumoshi

– Familjarë e pinjoll të familjes, Lleshi

– Familjarë e pinjoll të Dy Familjeve të ndryshme, Avdullahu

– Familjarë e pinjoll të familjes, Novosella Etj, etj…

– Gjithashtu, ftojë familjarët, e mbi 300 të pushkatuarve (381 t’pushkatuar!), të vrarëve fill pas luftës dytë botërore nga Komunistët serbo-sllav pranë Tauk Bahçes, në vendin që Prishtinalitë e quajnë “Strelishte” (“vend-pushkatimi”)! – Tjerat, i bisedojmë bashkërisht, në takimet tona – ku gjithsesi marrin pjesë edhe Esnafi i organizuar më herët, i zanatlinjve të Prishtinës… Me nderime Bardhyli [email protected]

p.s. të interesuarve ia dërgojë, Listen zyrtare të 381 t’pushkatuarve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat