Shpend Ahmeti flet për shitjen e ‘Audi Q7’ të Isa Mustafës

Prishtina

Shpend Ahmeti flet për shitjen e ‘Audi Q7’ të Isa Mustafës

Nga: B.S Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:37
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar rreth rritjes së Audi Q7, veturës së Isa Mustafës kur ishte kryetar i Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se u realizua një premtim simbolik, duke treguar se paratë do të përdoren për më të rrezikuarit e komunës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.

Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.

Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat