Fillon dezinsektimi në Prishtinë, ja çka apelohet tek qytetarët

Prishtina

Fillon dezinsektimi në Prishtinë, ja çka apelohet tek qytetarët

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 23:36
Ilustrim

Nexhmedin Hoti nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë, ka thënë se ka filluar dezinsektimi i ambientit në komunën e Prishtinës, ku sipas tij një gjë e tillë po bëhet për të mirën e shëndetit të qytetarëve të vendit.

Në Ora e Fundit Nexhmedin Hoti, tutje tha se ky projekt për dezinsektimin e ambientit, është më se i rëndësishëm gjegjësisht për të shpëtuar të gjithë nga sëmundjet e mundshme transmetuese nga insektet të cilat shfaqen  zakonisht në kohë me temperatura të nxehta.

”Makineria qarkullon në shesh kur popullata në shesh është me reduktuar. Preparati që përdoret nuk është i rrezikshëm për njerëzit. Është një preparat i destinuar për këtë problem, pra të instekteve”.

”Është një prej projekteve shumë me rëndësi në komunën e Prishtinës për mbrojejn e shëndetit të qytetarëve gjegjësisht në veçanti për sëmundjet transmetuese”.

”Këto faza janë me qëllim që të zinet hapi i fluksit të insekteve gjegjësisht mushkonjave”.

Derisa ky projekt të përfundojë sic është paraparë nga Komuna e Prishtinës, apelohet tek qytetarët të mos qëndrojnë në hapësirat ku dhe bëhet trajtimi me një preparat të tillë, po ashtu kërkohet që dritaret të jenë të mbyllura që insektet të mos kenë mundësi të depërtojnë në hapësirat e brendshme të banimit në tentim ikje nga ky preparat, dezinfektues.

”I zen insektet në fluturim. Këtë vit do të kemi probleme nga insektet sepse temperaturat pritet të ngriten. Pritet që 70% të insekteve pritet t’i eliminojmë nga hapësira.  Kjo punë që e bëjmë ne patjetër që është  e lidhur me motin. Kemi pasur të fillojmë këtë veprim dje, por për shkak të shiut është dashur të fillojmë sot”.

”Kemi të gjitha kushtet të përfundojmë këtë projekt sic ka paraparë komuna e Prishtinës. Qytetarët janë të njoftuar, që gjatë trajtimit me preparate mundësisht ata të lirojnë hapësirat për gjysmë ore apo një orë, e po ashtu  kemi apeluar qytetarët të mbyllin dritaret në mënyrë që insektetet nga ikja të mos përfundojnë brenda ambienteve të banesave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat