Rikthehet kuzhina qendrore e Prishtinës

Prishtina

Rikthehet kuzhina qendrore e Prishtinës

Nga: A.M. Më: 20 qershor 2017 Në ora: 19:23
Kuzhina qendrore e Komunes se Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është në renovim kuzhina qendrore e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se në punë janë kthyer punëtorët dhe kanë furnizuar dhe përmirësuar cilësinë.

Postimi i plotë:

Kuzhina qendrore e Komunes se Prishtinës ishte para shkatërrimit ndërsa punëtorët ishin larguar nga puna në komunë. Furnizimi me ushqim i çerdheve ishte privatizuar te BeniDona.

Kthyem punëtorët, e kthyem furnizimin, përmirësuam cilësinë e tash edhe renovimi i kuzhinës është para përfundimit. Shumë shpejtë fillojmë edhe me programin e shujtave për personat në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat