Ecja në Prishtinë në një vjetorin e tentim grusht-shtetit në Turqi

Prishtina

Ecja në Prishtinë në një vjetorin e tentim grusht-shtetit në Turqi

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 18:20
Qytetaret e solidarizuar

Nën organizimin e disa organizatave të shoqërisë civile, sot është mbajtur ecja në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, në një vjetorin e tentim grusht-shtetit në Turqi.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç tha se 15 korrikun e kanë shënuar si ditë të demokracisë, duke i treguar gjithë botës për këtë. Derisa, mbështetjen e Kosovës e ka vlerësuar si shembull të vëllazërisë së përjetshme mes Kosovës e Turqisë.

“Jemi në përvjetorin e parë dhe këtë ditë e kemi shpallur si fitoren e demokracisë. Mbështetja e juaj është shumë e rëndësishme për neve. Ky është një shembull që tregon vëllazërinë e përjetshme mes Kosovës dhe Turqisë”, tha Kiliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat