Zyrtarizohet Forumi Qytetar i Prishtinës

Prishtina

Zyrtarizohet Forumi Qytetar i Prishtinës

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 16:20
Forumi i qytetarëve të Prishtinës

(E plotësuar) -  Ish deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, gjatë një emisioni televiziv ka bërë zyrtare formimin e Forumit Qytetar të Prishtinës.

Ai në një intervistë për TV Dukagjini tha se forumi është një organizatë e pavarur joqeveritare, me anëtarësi vullnetare. Sipas tij, forumi synon që pa diskriminim të përfshijë të gjitha ata që janë qytetarë të Prishtinës dhe që e ndjejnë vetën qytetarë të Prishtinës.

Mustafa tha se qëllimet kryesore të këtij forumi janë që të zhvillohet kultura, të respektohet tradita.

“Qëllimet kryesore të forumit janë të zhvillohet kultura, të respektohet tradita dhe të sistematizohet dhe të promovohet kujtesa historike për Prishtinën. Po ashtu, ta bëjë Prishtinën qytet funksional me të cilin krenohen dhe identifikohen banorët e saj, të promovojë ngritjen cilësore dhe të ndikoj në përmirësimin e pozitës së qytetarëve në aspektin e pjesëmarrjes në qeverisje, punësim, arsim, kulturë, sport dhe të tjera. Si dhe të ndikojë në politikë, lidhur me zhvillimin e qytetit nëpërmes analizave, studimeve, raporteve dhe rekomandimeve”, tha ai.

Pinjollët e Prishtinës mblidhen për herë të parë: Ja çfarë biseduan

Forumi i qytetarëve të Prishtinës është mbledhur sot për të bërë publike disa qëllime të tyre.

Ata thonë se grupi do të tentojë ta bëjë Prishtinën një qytet të mrekullueshëm me të cilin do të krenohen dhe identifikohen banorët e saj.

Njëri nga iniciatorët e Forumit, Muhamet Mustafa, tha se ky organizim nuk është diskriminues pasi në të mund të anëtarësohet secili qytetar që e ndien veten prishtinas dhe nuk ka kriter tjetër për të qenë pjesë e forumit.

Aty u tha se në shtator do të fillojnë mbledhjet në lidhje me shtytjen përpara për Ligjin për Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat