Çfarë po ndodhë në ‘Parkun e Gërmisë’? Shtohen forcat e policisë dhe KFOR-it në koncertin e këngëtarit australian

Prishtina

Çfarë po ndodhë në ‘Parkun e Gërmisë’? Shtohen forcat e policisë dhe KFOR-it në koncertin e këngëtarit australian

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 21:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në koncertin e këngëtarit australian Faydee.

Gazetari i lajmi në terren raporton se përpos policisë prezentë janë edhe ekipet e KFOR-it.

Një gjë e pazakontë e cila është vërejtur sonte është ambulanca KFOR-it e cila ndodhet afër ‘Pishinës së Gërmisë’.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

“Deri tani në qendër nuk është raportuar ndonjë parregullsi. Çdo gjë po shkon në mënyrë të rregullt”, ka thënë Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat