“Modeli i xhamisë u zgjodh para konkursit”

Prishtina

“Modeli i xhamisë u zgjodh para konkursit”

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 21:24
Naim ternava dhe projekti i Xhamisë Dardani

Arbër Sadiki, arkitekt i cili kishte bërë projekt për xhaminë qendrore në Prishtinë, ka thënë në emisionin Ju Flet Prishtina se konkursi për xhaminë e re në Dardani, ishte krejtësisht formal.

Sipas Sadiki, shefi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kishte vendosur kush fiton kohë më parë.

Për më tepër, sipas tij, lajmi për këtë fillimisht ishte bërë i ditur në Turqi.

“Konkursi është shpallur në vitin 2012 në dhjetor, ndërsa Myftiu Naim Tërnava kishte dhënë një intervistë një muaj më herët në një media turke Anadolu Agency, ku e përshkruante në detaje se si do të duket projekti me katër minaret dhe detaje të tjera që janë identike me modelin që më pas është përzgjedhur”, ka thënë Sadiki.

Ndërsa, Fahrush Rexhepi, dekan i Fakultetit te Studimeve Islame, ka mohuar deklaratën e Sadikit. Ai ka thënë se “deklarata e myftiut është bërë pas deklarimeve të komisionit profesional”.

Arkitekti ka pasur edhe pakënaqësi të tjera sa i përket modelit të xhamisë, për të cilën ka thënë se i takon stilit të shekullit XVI, ndërsa në projekt është kërkuar një projekt bashkëkohor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat