PDK-ja kërkon nga Komuna e Prishtinës që ta publikojë listën e të punësuarve

Prishtina

PDK-ja kërkon nga Komuna e Prishtinës që ta publikojë listën e të punësuarve

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:17
Komuna e Prishtinës

PDK-ja e Prishtinës ka reaguar edhe ndaj deklaratave të zëdhënësit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili është nga Gjilani dhe i punësuar me kontratë të veçantë në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i rinisë së PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadiku, ka thënë se zëdhënësi i Ahmetit qenka munduar të pështjellë diçka ironizuese për ta tejkaluar dhe fshehur financimin e bandës së Mollotoviqit nga Komuna e Prishtinës.

“Ky i Gjilanit, i ashtuquajturi zëdhënës i Komunës së Prishtinës, i cili gjithashtu është rehatuar me kontratë për shërbime të veçanta te Shpend Ahmeti, qenka munduar të pështjellë diçka demek ironizuese për ta tejkaluar dhe fshehur financimin e bandës së Mollotoviqit nga Komuna e Prishtinës. Hajde zëdhënës i Jahtmetit, publikoje nëse guxon listën e të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta, se ata shefat e tu premtonin transparencë! “, ka shkruar kryetari i të rinjve të PDK-së në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat