Çelaj: Shpend Ahmeti është intervistuar nga Prokuroria për lagjen ‘Kodrina’

Prishtina

Çelaj: Shpend Ahmeti është intervistuar nga Prokuroria për lagjen ‘Kodrina’

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 00:01
Lirak Çelaj

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK’së në Komunën e Prishtinës, Lirak Çelaj, ka thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është marrë në pyetje nga Prokuroria për një rast.

Ai tha se Ahmeti është intervistuar për lagjen “Kodrina” në cilësinë e të dyshuarit.

Çelaj ka folur edhe për financat e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se i kanë të dyshimta.

Ai ka përmendur komisionerët e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, për të cilët thotë se ka pasur raportime se janë ushqyer më të miri në krahasim me komisionerët e partive tjera, duke shtuar dyshimet se financat e tyre janë tjera në raport me ato që i deklarojnë.

Tutje, ai tha se Dardan Molliqaj, siç është konstatuar në konferencën e fundit për media të kësaj partie, dega në Prishtinë, është udhëheqës i “bandës së molotovit”.

“Jemi të bindur se Dardan Molliqaj është udhëheqës i komisariatit të Lëvizjes Vetëvendosje, komisariat i cili drejton dhe paguan aktivistë për të shkaktuar probleme nëpër qytete të ndryshme të Kosovës”, tha Çelaj në Interaktiv.

“Ne besojmë se për arsye se ka filluar të dekonspirohet, ai është përjashtuar nga partia. Ne i kemi informatat se kështu ka ndodhur dhe nuk ka dhënë dorëheqje”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat