Asamblisti i LDK-së jep një ide interesante për xhaminë në Dardani

Prishtina

Asamblisti i LDK-së jep një ide interesante për xhaminë në Dardani

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:36
Projekti i Xhamisë Dardani

Shefki Gashi asamblist nga Lidhja Demokratike e Kosovës në fjalimin e tij në kuvendin Komunal që po mbahet lidhur me ndërtimin e xhamisë së re në Dardani ka kërkuar të mos acarohet situata.

“Mos e acaroni situatën por filloni me punë”, ka thënë shkurt Gashi.

Ai ka thënë se ajo çfarë e përmenda më herët është kërkesa e LDK-së ndërsa kërkesa e tij është të ndahen fonde nga shteti jonë për krijimi e kësaj xhamie.

“Ndërsa kërkesa ime si qytetarë si mysliman, kisha dashtë që ne të provojmë ta ndërrojmë qasjen, t’i heqim 2-3 kilometra asfalt dhe ta ndërtojmë ne vetë me arkitekturë tonë”, ka thënë Gashi.

“Është mirë si BIK si Qeveri e Kosovës dhe ne si kuvend komunal të ndajmë një pjesë nga buxheti jonë dhe të ndërtojmë. Le të jetë një objekt i përshtatshëm i ngrohtë gjatë dimrit dhe të ketë ajrosje gjatë verës”, ka thënë Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat