Emër i ri befasues nga PDK për kryetar të Prishtinës!

Prishtina

Emër i ri befasues nga PDK për kryetar të Prishtinës!

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 23:16
PDK, Dega e II-të

Të enjten është mbajtur Kuvend i parë zgjedhor i Degës II të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë.

Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 121 delegatë, ku Nijazi Gashi u zgjodh kryetar i Degës II të PDK-së në kryeqytet. Po ashtu, në këtë kuvend është zgjedhur edhe Kryesia e kësaj dege.

Dega II e PDK-së në Prishtinë unanimisht ka propozuar si kandidat të mundshëm të PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kryetarin e sapozgjedhur të kësaj dege Nijazi Gashi.

Po ashtu, në këtë kuvend u propozua edhe lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat