Sejdiu: Vandalizohet serish hapësira te parku i ri

Prishtina

Sejdiu: Vandalizohet serish hapësira te parku i ri

Nga: B.S Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:30
Dardan Sejdiu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu ka njoftuar se sot është vandalizuar përsëri hapësira tek parku i ri tek Salla 1 Tetori.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se janë thyer dyert e tualetit publik dhe ka publikuar foto nga ky veprim, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Sot përsëri u vandalizua hapsira te parku i ri te 1 Tetori. U thyen dyert e tualetit publik.

Megjithate ekipet e Komunës intervenuan dhe u rregulluan dyert, dhe përsëri u funksionalizua tualeti.

Prishtina nuk mund të shkatërrohet, as nuk kthehet më në vend pa zot shtëpie. Prishtina ka edhe qytetari e edhe guxim që ti kundërvihet çdo tentimi për shkatërrim.

Prishtinë të duam, me mendje dhe me  ??

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat