Mbipesha te nxënësit e Prishtinës mbetet shqetësuese

Prishtina

Mbipesha te nxënësit e Prishtinës mbetet shqetësuese

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 10:46
Konferenca per media e Komunes se Prishtines

(E plotësuar) -  Numri i madh i fëmijëve obez në Komunën e Prishtinës, kryesisht në qytet vazhdon të jetë problem mjaft i madh dhe shqetësues.

Kështu u tha gjatë publikimit të rezultateve në Komunën  e Prishtinës, pas vizitave që u janë bërë nxënësve të klasave të para, të pesta dhe të nënta të kryeqytetit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se identifikimi i hershëm i anomalive, posaçërisht i organeve është tejet i rëndësishme për jetëgjatësinë dhe shëndetin e fëmijëve, përderisa ka rekomanduar edhe komunat e tjera që të aplikojnë këto vizita të rregullta.

Ahmeti: Shpresojmë që këto vizita mjekësore të aplikohen edhe në komunat e tjera

“Vitin e kaluar ka qenë problem shtimi i peshës tek fëmijët... Ne shpresojmë dhe besojmë që këto vizita të bëhen të rregullta edhe në çdo komunë tjetër të Kosovës për shkak se me të vërtetë janë tepër të nevojshme dhe tepër informata të duhura për çdo kryetarë komune dhe për krejt republikën tonë që ta kuptojmë se cilat janë problemet shëndetësore... Më gëzon fakti se gati çdo vit identifikojmë sëmundje tek fëmijët që ndoshta janë shpëtuese të jetës së fëmijës”, tha ai.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia ka vlerësuar punën e doktorëve vullnetarë të cilët kanë kryer kontrollet e fëmijëve për katër vite radhazi, me ç'rast kanë identifikuar dhjetëra raste të anomalive.

Vitia: Janë evituar shumë probleme fizike

“Në rastin e identifikimit dhe intervenimit të hershëm siç ka ndodhur tek shumë fëmijë janë evituar shumë probleme fizike të cilat në të ardhmen kishin me paraqit shumë probleme të jashtëzakonshme në cilësinë e jetës së këtyre fëmijëve, por gjithashtu edhe në shpenzimet të jashtëzakonshme shtesë në buxhetin shëndetësisë për Republikën e Kosovës në sanimin e këtyre problemeve në një kohë kur ato janë vështirë të sanueshme”, tha ai.

Edhe doktori Nexhmedin Hoti ka vlerësuar vizitat sistematike që po bëhet në shkollat e Komunës së Prishtinës, duke thënë se vitin tjetër do të shihet edhe më mirë rezultati i këtyre vizitave, pasi që do të kontrollohen për herë të dytë fëmijët e klasave të pesta, të cilët më parë ishin vizituar nga mjeku kur ishin në klasën e parë.

Hoti: Vazhdimisht po rritet numri i fëmijëve obezë

"Fëmijët me mbipesha po na rriten në përqindje vazhdimisht. Këto katër vite na ka hyrë një përqindje e madhe e cila është shumë shqetësuese për neve... Këto vite na kanë dalë problematike fëmijët me mbipesha. Ata po na rriten me mbipeshë, gjë që është shumë shqetësuese", tha ai.

E shqetësimet për fëmijët e prekur nga obeziteti i ka ngritur edhe doktoresha Teuta Hoxha, e  cila ka thënë se nga 51 shkolla sa janë përfshirë, vërehet përqindje e ngritur e rasteve të tilla, ku sipas saj, numër më të madh të fëmijëve obez ka në qytet.

Hoxha: Obeziteti më mirë të parandalohet se sa të shërohet

“Gjithsej është arritur të realizohen në këto vizita 96 përqind e fëmijëve, 10598 fëmijë... Raporti djem vajza, djem kanë qenë 51 përqind, ndërsa vajza 49 përqind. 60 përqind e fëmijëve të cilët kanë një peshë të tepruar në fëmijëri, kjo mbipeshë përcillet edhe në moshat e rritura, duke e ditur se obeziteti është ndër faktorët që shkaktojnë shumë sëmundje... më mirë është të parandalohet se sa të shërohet. Meshkujt kanë një gjatësi më të madhe se sa meshkujt e qytetit, ndërsa edhe te vajzat kemi një gjatësi më të madhe se sa të qytetit, klasat e pesta barazohen, deri sa te klasat e nënta kemi një ndryshim, kemi gjatësi më të madhe te djemtë e qytetit... 170 janë të qytetit, 169 janë të fshatit. Ndërsa te vajzat e qytetit 161 përqind, ndërsa te vajzat e fshatit 160. Është vlerësuar edhe një parametër, higjiena personale e këtyre nxënësve, 90.4 përqind kanë pasur higjienë të kënaqshme, ndërs a vetëm 9.6 përqind kanë pasur higjienë jo të kënaqshme”, tha ajo.

Sa i përket shëndetit oral, doktoresha Merita Barani, është shprehur se sipas rezultateve nga të gjitha klasat, çdo vit ka pasur ulje të prevalencës së kariesit.

Ndryshe, nga 11087 fëmijë të shkollave fillore sa janë paraparë të kontrollohen nga mjeku është arritur që rreth 96 përqind e tyre të vizitohen.

***

Numri i madh i fëmijëve obez në Komunën e Prishtinës, kryesisht në qytet po mbetet mjaft i madhe dhe shqetësuese.

Kështu u tha gjatë publikimit të rezultateve në Komunën  e Prishtinës, pas vizitave që u janë bërë nxënësve të klasave të para, të katërta dhe të nënta të kryeqytetit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se identifikimi i hershëm i anomalive, posaçërisht i organeve është tejet i rëndësishme për jetëgjatësinë dhe shëndetin e fëmijëve.

Ai ka rekomanduar edhe komunat e tjera që të aplikojnë këto vizita të rregullta.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia ka vlerësuar punën e doktorëve të cilët kanë kryer kontrollet e fëmijëve për katër vite radhazi, me ç'rast kanë identifikuar dhjetëra raste të anomalive.

Doktor Nexhmedin Hoti ka vlerësuar punën sistematike që po bëhet në shkollat e Komunës së Prishtinës, si një punë shumë specifike e cila mundëson identifikimin dhe trajtimin e atyre fëmijëve që kanë anomali.

"Këto vite na kanë dalë problematike fëmijët me mbipesha. Ata po na rriten me mbipeshë, gjë që është shumë shqetësuese", tha ai.

Edhe doktoresha Teuta Hoxha ka thënë se nga 51 shkolla sa janë përfshirë, mbetet shqetësues numri i fëmijëve që janë obez ku sipas saj, numër më të madh të fëmijëve obez ka në qytet.

"60 përqind e fëmijëve të cilët kanë një peshë të tepruar në fëmijëri, kjo peshë do të sillet edhe në moshat e rritura, duke e ditur se obeziteti është faktor që shkakton shumë sëmundje, andaj më mirë është të parandalohet se sa të shërohet", tha ajo./

Ahmeti: Mbi 30 mijë fëmijë i janë nënshtruar kontrolleve të shëndetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sot për të katërtin vit me radhë prezantojmë rezultatet e vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës.

Sipas tij, tashmë çdo fëmijë në shkollat fillore të Prishtinës është kontrolluar së paku një herë. 

“Mbi 30 mijë fëmijë i janë nënshtruar kontrolleve të shëndetit”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat