Fiknete Bejta nga LDK, synon postin e këshilltares komunale në Prishtinë

Prishtina

Fiknete Bejta nga LDK, synon postin e këshilltares komunale në Prishtinë

Nga: Bota Sot Më: 16 shtator 2017 Në ora: 10:21
Fiknete Bejta

Fiknete Bejta është kandidate për këshilltare komunale në Kuvendin Komunës së Prishtinës nga LDK-ja. Bejta është zyrtare për media në LDK-së, por mediat nuk janë specializimi i saj. Ajo është profesoreshë e ekonomisë të cilën punë e kryen për katër vite rresht. Vitet e fundit është anëtarësuar në disa organziata shkencore dhe konsulente.

Vlen të theksohet që është konsulente për zhvillim të ndërmarrjeve, nga vitit 2014, Konsulente individuale në Business Council Consultants pastaj nga viti 2016, Business Development and Consulting Office në Gjakovë si Ekspert – konsulente. Në vitin 2007 ka themeluar Ndërmarrjen për shërbime konsulente “Euroerti” ku punon si trajnere dhe konsulente në fushatë zhvillim të strategjive të marketingut, zhvillim biznesi, kontabilitet dhe analizë financiare.

Në vitin 2016 ka filluar studimet në programin e doktoratës në drejtimi, Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm. Në vitet e fundit ka fituar disa çmime për projekte dhe ide biznesi në formë grantesh nga organizatatë e huaja dhe vendore si FIQi dhe ARDA.

Disa prej projekteve zhvillimore janë të fokusuara për zhvillimin e bizneseve që drejtohen nga gratë dhe të rinjët. Në vitin 2015 ka qenë trajnere për zhvillim të ndërmarrësisë për Komunitetin PAK në kuadër të Handikosit të Pejës ku njëherit është puna që më së shumti e ka motivuar duke e bërë të ndihet e përplotësuar shpirtërisht për shkak të arritjes së synimeve të përbashkëta. Bejta zhvillimin e ekonomisë e ndërlidhë me Marketing 3.0 ku fokus i tij është përgjegjësia sociale apo kompanitë duhet të kalojnë në fokusimin tek humanizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat