Në Kosovë mbi 150 mijë punëtorë janë pa kontrata pune

Prishtina

Në Kosovë mbi 150 mijë punëtorë janë pa kontrata pune

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 11:36
Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi

(E plotësuar) - Me një pagë minimale prej 130 euro në Kosovë, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë vlerëson se nuk është e drejtë të ndalet migrimi i të rinjve, ndërsa kërkon që paga minimale të jetë 250 euro.

Kështu ka thënë në një konferencë për media kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, sipas të cilit gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante.

Ai deklaratat e udhëheqësve shtetërorë se nuk kanë të drejtë të migrojnë të rinjtë i quan të pavërteta, përderisa thotë se 70 për qind e kompanive nuk i paguajnë punëtorët e tyre me kohë.

Azemi: Të pavërteta janë deklaratat se të rinjtë nuk kanë të drejtë të migrojnë

"Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante dhe assesi ne si sindikatë nuk po shohim shenja të rregullimit të çështjes së tyre. Asnjë qeveri deri më tani nuk e ka dhënë kontributin pozitiv që këtyre punëtorëve, sado kudo, t’iu lehtësohet barra ekonomike për të cilën shpeshherë ne po dimë të kritikojmë dhe po themi a thua pse stacioni i autobusëve me plot të rinj. Unë iu bëj me dije se deklaratat përmes televizionit që të rinjtë nuk kanë të drejtë ose nuk kanë obligim të shkojnë jashtë, janë të pasinqerta sepse deklarimet e tyre mund të jenë nëse udhëheqësit, qeveritë dhe ministritë merren në mënyrë me serioze me këta punëtorë. Unë nuk guxoj t’i them askujt mos dil në migrim, sepse me 130 euro pagë, është diçka që nuk ia vlen të bisedohet", ka thënë Azemi.

Po ashtu në konferencë është zyrtarisht është mbyllur grava e punëtorëve teknik të shkollave në Prishtinë meqenëse u janë dhënë pagat. E për këtë, Azemi ka thënë se nuk ka qenë fajtore kompania private për vonesën që ka ndodhur, por Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Azemi është shprehur se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nëse i fut në sistem vetëm 150 mijë punëtorë që janë pa kontrata pune, buxheti i Kosovës rritet për 150 mijë euro, përderisa ka kërkuar që të paguhen edhe orët shtesë të të gjithë punëtorëve të sektorit privat.

Azemi: Mbi 150 mijë punëtorë i kemi pa kontrata pune

“E njoftojmë kryeministrin dhe organet kompetente se në Kosovë mbi 150 mijë punëtorë i kemi pa kontrata pune dhe një llogari shumë e thjeshtë, nëse 150 mijë punëtorë i kemi pa kontrata pune, në mënyrë direkte dhe indirekte Qeveria e Kosovës humb mbi 50 milionë euro kontribute dhe tatime të cilat ne si sindikatë themi se shkojnë në xhepat e pronarëve të kompanive e ndoshta shpeshherë shkojnë edhe në xhepat e pushtetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi.

Mungesa e kontratave të punës dhe rrezikimi i shëndetit dhe jetës së punëtorëve në sektorin publik, Azemi ka thënë se po ndikojnë në lëndimet e punëtorëve në punë, e madje disa sipas tij po e pësojnë edhe me fatalitet, duke dhënë shifra alarmante të punëtorëve  të vdekur në orar të punës.

Azemi: Për 7 muaj kemi 11 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës

"Jemi rekord fatkeqësisht këtë vit që kemi hyrë për 7 muaj kemi 11 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendet e tyre të punës. Kjo është shqetësuese për ne dhe shumë pak po merremi me këto raste. Do të thotë neve na mjafton të themi se ka vdekur në mungesë të sigurisë të punës dhe nesër pasnesër po harrohen. Jemi rekord me rastet e vdekjes për një periudhe 10 vjeçare për punëtorët që na vdesin gjatë orarit të punës", ka thënë Azemi.

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë e quan poshtëruese pagën minimale të sektorit privat në Kosovë e cila arrin vetëm deri në 170 euro dhe kërkon që ajo të jetë në vlerë minimale prej 250 euro.

Përfundon greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të shtunën ka mbajtur një konferencë për media, me ç'rast zyrtarisht ka ndërprerë grevën e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, pas pagesës së pagave të kërkuara.

Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se me pagesën e pagave zyrtarisht mbyllet greva e punëtorëve të shkollave të Prishtinës.

"Arsyeja e vonesës është për shkak të Kuvendit Komunal të Prishtinës e jo e kompanisë MSS", ka thënë ai.

BSPK siç thotë ai, vlerëson alarmante gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.

"Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante, sepse asnjë qeveri nuk e ka dhënë kontributin që këtyre punëtorëve të iu lehtësohet barra", ka thënë ai.

Azemi ka prekur edhe temën e imigrantëve për të cilët ka thënë se për shkak të kushteve të vështira dhe rrogave të ulëta nuk ka se si të ndalen.

Sa i përket orarit të stërzgjatur të punës ai ka thënë se duhet të paguhen orët shtesë.

Mbi 150 mijë punëtorë në Kosovë janë pa kontrata të pune, ka vijuar ai, duke shtuar se buxheti i Kosovës do të rritej për 50 milionë euro nëse do të paguheshin kontributet për këta punëtorë nga kompanitë private.

Mungesa e kontratave të punës dhe rrezikimi i shëndetit dhe jetës së punëtorëve në sektorin publik, Azemi ka thënë se po ndikojnë në lëndimet e punëtorëve në punë, e madje disa sipas tij e pësojnë edhe me fatalitet.

"Jemi rekord për një periudhë 10-vjeçare të rasteve të vdekjes të punëtorëve gjatë orarit të punës", ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat