Ahmeti: Do të vazhdojmë ndryshimin e Prishtinës edhe për katër vitet e ardhshme

Prishtina

Ahmeti: Do të vazhdojmë ndryshimin e Prishtinës edhe për katër vitet e ardhshme

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 10:49
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar në profilin e tij në Facebook një video ku shihen duke mbajtur fjalim ai dhe Visar Ymeri.

Ahmeti në mbishkrimin e videos ka shkruar se do të vazhdojnë të ndryshojnë kryeqytetin edhe në mandatin e ardhshëm katërvjecar.

Sipas tij, në katër vitet e ardhshme, Prishtina duhet ta ketë krah edhe kuvendin komunal, me shumicë të asamblistëve.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Aktivistët e Lëvizja VETËVENDOSJE! bashkë me qytetarët tjerë aktivë kanë dëshmuar se me vullnet dhe angazhim mund ta çojmë përpara vendin tonë. Ndryshimin që nisëm në Prishtinë para 4 viteve, do ta vazhdojmë edhe gjatë mandatit të radhës, me mendje e me zemër. Prishtina me ne e kishte krah ekzekutivin komunal, por e kishte kundër kuvendin komunal. Në katër vitet e ardhshme, Prishtina duhet ta ketë krah edhe kuvendin komunal, me shumicë të asambleistëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat