Prishtina, qytet në çdo lagje

Prishtina

Prishtina, qytet në çdo lagje

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 17:39
Fushata e VV-së

Prishtina është kryeqyteti politik, administrativ, universitar, ekonomik e kulturor i Republikës së Kosovës. Statistikat zyrtare na paraqesin si qytet i 197 mijë banorëve, mirëpo të gjithë indikatorët tjerë tregojnë se Prishtina sot ka rreth 320-350 mijë banorë. E brenda një ditë, në Prishtinë qarkullojnë rreth 500 mijë qytetarë. Kjo do të thotë se Prishtina, përveç tjerash, sfidën kryesore e ka rritjen e madhe të popullatës, e cila kërkon fuqi absorbuese për të pranuar këtë fluks të banorëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se mandati i parë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë ka qenë i fokusuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndaljen e ndërtimeve pa leje, ofrimin e shërbimeve bazike publike bazike, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, dhe uljen e pabarazisë. “Nga 12 Zotimet e bëra në vitin 2013, janë realizuar 11 prej tyre, kurse të dymbëdhjetin e ka bllokuar Kuvendi Komunal. Kjo ka qenë faza e stabilizimit të Prishtinës, kthimit në një qytet normal. Një qytet që iu takon qytetarëve të vet. Në katër vitet e fundit, qytetarët janë kthyer në pronarë të vërtetë të Komunës, janë bërë aktivë, kërkues dhe pjesëmarrës në vendimmarrje”, theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se në Prishtinë, shërbimet bazike janë kthyer, dhe tani është koha që Prishtina të kalojë në fazën e zhvillimit të hovshëm, përmes programit tonë “Prishtina, qytet në çdo lagje”. “Qyteti në çdo lagje nënkupton qasjen policentrike të kryeqytetit, që do të thotë barabarësi në shërbime për secilën pjesë të Komunës, dhe për të gjithë banorët”, tha Ahmeti, përderisa numëronte 100 Zotimet për mandatin e radhës, të radhitura në 10 fusha kryesore.

Fushat kryesore ku do të fokusohet Lëvizja VETËVENDOSJE! në mandatin e dytë në Prishtinë, do të jenë për lagje të pastër, me rregull dhe rend; për lagje me sport dhe rekreacion; për lagje me mobilitet dhe parkingje; për prona të barabarta në planifikim; për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për të gjithë; për lagje me arsim të mirëfilltë; për zhvillim në çdo cep; për art në secilën lagje; për lagje me infrastrukturë; si dhe për Ndërmarrje Publike në shërbim të qytetarëve.

Brenda këtyre 10 fushave, janë ndërlidhur 100 Zotimet tona. Që t’i realizojmë të gjitha në përpikëri, duhet që përveç kandidatit tonë për Kryetar të Komunës, t’i votojmë edhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal. Në këtë formë, i japin krahë Prishtinës, drejt zhvillimit të mëtutjeshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat