Shpend Ahmeti mirëpret vendimin që Pallati i Rinisë t’i kthehet komunës

Prishtina

Shpend Ahmeti mirëpret vendimin që Pallati i Rinisë t’i kthehet komunës

Nga: Bota sot Më: 16 tetor 2017 Në ora: 19:25
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur vullnetin e tyre për të marrë përgjegjësi pas vendimit të Haradinajt që Pallati i Rinisë t’i kthehet komunës.

Ahmeti e ka përkrahur dhe përgëzuar qeverinë për çdo vendim që ajo bënë në të mirë të qytetarëve të Kosovës e sidomos Prishtinës.

“Rreth dy vite më parë Komuna e Prishtinës ka dërguar kërkesën që Pallati i Rinisë ti kthehet në pronësi Komunës së Prishtinës, pra të kthehet nga Ndërmarrje Shoqërore në Ndërmarrje Publike Komunale duke marr parasysh që Pallati i Rinisë është ndërtuar me kontributin financiar të qytetarëve të Prishtinës.

Kishim diskutuar me donatorë për renovimin e salles së djegur dhe investime shtesë, donatorë që edhe sot janë të gatshëm. Përkunder fjalëve qeveria Mustafa nuk e bëri as hapin më të vogël.

Sot u informuam se kryeministri Haradinaj ka filluar proceduren disa mujore për këtë kalim. Ky është lajm i mirë për Prishtinën dhe si kryetar i Prishtinës shpreh edhe njëherë vullnetin tonë për të marr përgjegjësi.

Do të përkrah e përgëzoj çdo vendim të cilës do qeveri që është në të mirë të qytetarëve të Kosoves e posaçërisht të Prishtinës. Ky patjetër se është vendim i tillë. Shpresojmë në përfundim të shpejtë të procesit!” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kryeministri Haradinaj, ka nga udhëheqja e AKP-së që të nisin procedurat adekuate konform ligjeve në fuqi, që fati i Pallatit të Rinisë në Prishtinë të marrë epilog, përkatësisht që t’u kthehet qytetarëve të Prishtinës, të cilët gjatë viteve ‘70 të shekullit të kaluar kanë paguar vetëkontribut për ndërtimin e tij.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Bordi i AKP-së që të fillojë procedurat ligjore të cilat mundësojnë që për një kohë optimale me Pallatin e Rinisë të menaxhojë Komuna e Prishtinës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat