Bërlloku mbulon shkollën “Naim Frashëri”

Prishtina

Bërlloku mbulon shkollën “Naim Frashëri”

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 13:31
Mbeturinat ne shkolle

Bërlloku ka mbuluar shkollën fillore “Naim Frashëri” në kryeqytet. Kjo për shkakun se punëtorët teknik kanë hyrë në grevë si shenjë pakënaqësie për vonesë të pagave të tyre.

Në lidhje me këtë sot është mbajtur edhe një konferencë e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat me ç’rast u tha se greva do të vazhdojë derisa punëtorët t’i marrin pagat e tyre që nuk i kanë marr tash e dy muaj.

Njëri nga punëtorët që mirëmbajnë këtë shkollë, i cili nuk e ka treguar emrin  tha se greva e tyre do të vazhdojë derisa nuk i marrin pagat e tyre. Ai tha se atyre iu intereson vetëm pagat e jo se kush e ka fajin për këto vonesa.

Punëtori: Qe dy muaj nuk kemi marr paga

“Momentalisht jemi duke protestuar për paga, qe dy muaj nuk kemi marr paga, tash po ia vendosin fajin komunës, komuna jo nuk ka pare Qeveria, ne është duke na interesuar që pagat t’i kemi me kohe ajo është me rëndësi tek ne…”.

Gjendja e krijuar në këtë shkollë i  ka shqetësuar prindërit, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në këtë shkollë.

Fitim Bullatovci tha për KosovaPress se fëmijët mund të sëmuren nga papastërtia që është krijuar ndërsa thotë të jetë i shqetësuar pasi që djali i tij ka alergji ndaj pluhurit dhe se nëse vazhdon kjo gjendje mund të marr ndonjë sëmundje ngjitëse.

Bullatovci: Kam frikë se mund të sëmuret djali

 “E kam djalin në këtë shkollë dhe për shkak të grevës që punetorët po e mbajnë këtu, shkolla është mbushur me mbeturina. Djali im është anemik ndaj pluhurit dhe jam i shqetësuar që ne këtë shkollë fëmija im mund të sëmuret edhe më shumë, mund ta marr ndonjë sëmundje epidemike”, u shpreh Bullatovci.

 Ai fajëson Drejtorinë e Arsimit të komunës së Prishtinës e cila sipas tij duhet të marrë kompetenca në lidhje me këtë cështje.

Ndryshe përfaqësuesi i punëtorëve teknik Milaim Sopi ka thënë sot në konferencë për media se ata do të jenë në grevë përderisa nuk u paguhen pagat e tyre.

Ndërsa Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mos alokim të mjeteve për këta punëtorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat