Ahmeti takohet me përfaqësuesit e komunitetit turk

Prishtina

Ahmeti takohet me përfaqësuesit e komunitetit turk

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:11
Pamje nga takimi

Kandidati për Komunën e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe njëherësh kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka takuar sot përfaqësuesit e komunitetit turk në degën e KDTP-së në Prishtinë.

Ahmeti ka thënë se Me Kryetarin e kësaj dege, dhe asamblistin e Kuvendit Komunal Gynejt Ustaibon, kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe si asamblistë edhe si subjekt.

Postimi i plotë:

Sot u takuam me përfaqësuesit e komunitetit turk, respektivisht degën e KDTP-së në Prishtinë, si dhe shoqata të tjera turke.

Me Kryetarin e kësaj dege, dhe asambleistin e Kuvendit Komunal Gynejt Ustaibon, kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe si asambleistë edhe si subject. Gjithmonë kemi diskutuar për interesat e qytetit. Sigurisht se në takim të tilla flasim edhe problemet eventuale me të cilat ballafaqohen komuniteti turk në Kosovë, duke kërkuar gjithmonë zgjidhje të drejtë dhe të barabartë.

Përfaqësuesit e komunitetit turk na falënderuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ndihmën që i kemi dhënë këtij komuniteti, dhe shprehën vullnetin e tyre për të na përkrahur edhe më tutje për mandatin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat