Albin Kurti në Prizren: Mos i votoni kandidatët e tjerë me mendje të ceket e xhepat e thellë, po votojeni Mytaher Haskukën

Prishtina

Albin Kurti në Prizren: Mos i votoni kandidatët e tjerë me mendje të ceket e xhepat e thellë, po votojeni Mytaher Haskukën

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:01
Albin Kurti

Në tubimin zgjedhor përmbyllës në Prizren, deputeti Albin Kurti ka thënë se kjo komunë do të dalë faqebardhë nëse zgjedh për kryetar Mytaher Haskukën. Për këtë ai ftoi që me 22 tetor të ketë dalje masive në zgjedhje, që fitorja e Haskukës të jetë sa më e fuqishme.

“Mytaheri është profesor e akademik, studiues e hulumtues, aktivist e humanist, deputet e atdhetar, që me 22 tetor, ju Prizreni do ta bëni kryetar. Nga Prizreni në Prishtinë, nga Stambolli i Turqisë në Munih të Gjermanisë, Mytaheri është thelluar me mendje dhe është lartësuar me zemër, është kalitur e është përgatitur, për ta votuar ju, për të fituar ai, për të punuar ai, për të fituar ju”, ka thënë Kurti, teksa ka folur për Haskukën.

Për kandidatët e tjerë, Kurti tha se duan ta marrin pushtetin për ta ndarë buxhetin, kurse tha që VETËVENDOSJE! do ta rrisë buxhetin. E këtu, ai ka folur edhe për qeverisjen e VV-së në Prishtinë, duke thënë se modeli i mirë i saj do të aplikohet nga Haskuka edhe në Prizren.

“Mos votoni për këta kandidatët e tjerë me mendje të cekët e xhepat e thellë, por votojen Mytaherin, me mendje sepse është i mençur, me zemër sepse është i dashur, e me numrin 10, këtë zgjedhje të vërtetë, që ua ndryshon gjithë juve gjendjen përjetë”, ishte porosia e Kurtit për prizrenasit gjatë tubimit të sotem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat