Veseli: Gratë do t’i udhëheqin drejtorit më të rëndësishme në Prishtinë

Prishtina

Veseli: Gratë do t’i udhëheqin drejtorit më të rëndësishme në Prishtinë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:31
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se për gratë në kohë zgjedhjesh, premtohet shumë, por përtej kësaj retorike elektorale, PDK-ja e ka bërë dallimin e madh dhe u ka dhënë hapësirë grave.

“Ne i shohim gratë si lidere të institucioneve dhe kryetare të komunave. Në qeverisjen e PDK-së në Prishtinë, drejtoritë më të rëndësishme do të udhëhiqen nga gratë”, ka shkruar Veseli në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat