‘VV u ngritë për të luftuar pushtetin e pabarazinë’

Prishtina

‘VV u ngritë për të luftuar pushtetin e pabarazinë’

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 21:07
Vetëvendosje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Shpend Ahmeti po mban fjalën e tij në natën përmbyllëse të fushatës zgjedhore për 22 tetorin.

Ai i ka falënderuar fillimisht familjen Xheladini, Balaj dhe Dehari. Ahmeti ka thënë se djemtë e tyre janë shembuj që duhet ndjekur.

Ahmeti tutje ka folur rreth rrugëtimit të Vetëvendosjes për t`ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe për ta nxjerrë nga cikli i nënshtrimit.

“Në këtë betejë na tërhoqën zvarrë, na arrestuan, na quajtën marksistë e fashistë, por sot aktivisti i LVV-së qëndron më ballëlartë sesa ata që u munduan të na sulmojnë. U ngritëm në nivel qëndror e në atë lokal për ta mbrojtur Republikën nga hajnat”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se VV është ngritur për ta luftuar pabarazinë dhe për ta luftua pushtetin si sundim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat