Abrashi: Qytetarët do të zgjedhin për punë, e jo për arsyetime e ankesa

Prishtina

Abrashi: Qytetarët do të zgjedhin për punë, e jo për arsyetime e ankesa

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:52
Arban Abrashi

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, po vazhdon takimet e tij me qytetarët e kryeqytetit para balotazhit.

Ai sot është takuar me banorët e Kolovicës ku sipas Abrashit aty është bërë shumë pak punë që 4 vite.

Qytetarët do të zgjedhin për punë e investime jo për ankesa e arsyetime, ka shkruar Abrashi.

“Në Kolovicë, ku pak e hiç u bë në 4 vitet që ikën. Punë e projekte madhore e presin këtë zonë. Qytetarët do të zgjedhin për punë e investime jo për ankesa e arsyetime”, ka shkruar Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat