Dy parqe të reja për shëtitjen e qenve

Prishtina

Dy parqe të reja për shëtitjen e qenve

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:28
Parku i Qytetit është një nga vendet ku frekuentohet shpesh edhe nga qytetarët që i shëtisin qentë e tyre.

Kryetari Ahmeti bashkë me familjen e tij si dhe me miq të tjerë qëndroi sot në Parkun e Qytetit, ku u takua me qytetarë dhe ua shpjegoi planin tonë për zgjerimin e shtimin e hapësirave të gjelbra në katër vitet e ardhshme.

Parku i Qytetit është një nga vendet ku frekuentohet shpesh edhe nga qytetarët që i shëtisin qentë e tyre. Ne mandatin e ardhshëm, do të ndërtohen 2 parqe të rrethuara enkas për shëtitjen e qeneve, në mënyrë që të jenë sa më të lirë dhe të mos i pengojnë qytetarët e tjerë. Po ashtu, do ta financojmë strehimoren regjionale për qentë endacak, ashtu që të gjitha komunat përreth të hyjnë në të njëjtin program.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat