Ahmeti: 16 parqe rekreative-sportive gjatë 4 viteve të ardhshme

Prishtina

Ahmeti: 16 parqe rekreative-sportive gjatë 4 viteve të ardhshme

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:36
Shpend Ahmeti

Gjatë ditës së sotme, Kryetari Shpend Ahmeti vizitoi parkun e ri të ndërtuar afër palestrës së sporteve “1 Tetori”.

“Parkun tek “1 Tetori” e kemi ndërtuar bashkë me DEMOS-in zviceran, dhe na ka kushtuar rreth 240 mijë euro. Ky park, vazhdimisht është i mbushur me qytetarë të të gjitha moshave, që dalin qoftë për të pushuar, qoftë për sport e rekreacion”, tha Ahmeti.

Për vitin e ardhshëm janë ndarë 1 milionë euro për 4 parqe të tilla që do të ndërtohen në lagjen Arbëria, në Fushën e Pajtimit, në Kodrën e Trimave dhe në Matiqan. “Shumica e hapësirave të përmendura kanë qenë deponi ilegale të mbeturinave, dhe me investimet tona do të shndërrohen në hapësira të gjelbra dhe terrene të përshtatshme si për fëmijët dhe të rinjtë, ashtu edhe për më të moshuarit”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se në 4 vitet e ardhshme, Prishtinës do t’i shtohen 16 parqe të ngjashme nëpër lagje të ndryshme.

Qëllimi është që qytetari të mos ketë nevojë të lëvizë nga një lagje në lagjen tjetër për të kaluar kohë në park ose për të luajtur sportin e tij të preferuar, por këto hapësira t’i ketë brenda lagjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat