Shpend Ahmeti premton rregullim të parkingjeve në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti premton rregullim të parkingjeve në Prishtinë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 19:35
Ilustrim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka premtuar se gjatë mandatit të Prishtinës do t’ia shtojnë parkingjet, me ç’rast do të arrijnë të sigurojnë vende për parkimin e mijëra veturave, ndwrsa pagesa e parkingut do tw bëhet me SMS.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Rregullimi i parkingjeve në Prishtinë

Gjatë mandatit të dytë, Prishtinës do t’ia shtojmë parkingjet, me ç’rast do të arrijmë të sigurojmë vende për parkimin e mijëra veturave. Kjo rregullohet përmes:

- Parkingut nëntokësor afër Fakultetit Filologjik - Parkingjeve të lagjeve - Parkingjeve në hapësira publike

Pagesa e parkingut bëhet me SMS, për kohë të caktuar, varësisht Zonës së parkimit.

Të gjitha këto hapësira që do t'iu shërbejnë qytetarëve tanë për parkim, do të menaxhohen nga Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat